Çaste me vargjet brilante të poetes -Ymrije Beqiri
TË THIRRA!
Të thirra, por ti heshte
Asnjë shenjë nuk ma dhe
Fshehtas dhe në heshtje
Dole pa të vënë re!
Fustanin me lule veshur
Më ishe pranverë- lulëzuar
Papritmas fytyrë qeshur
Më dhe një të përqafuar
Ta njoha aromën tënde
Që kur ishe larg meje
Dhe flladin nga balluket tua
Që era lehtas ftyren ta fshehte
Të thirra , ti sikur heshte
Doje të luaje me mua
E bukur ftyra, syri t’qeshte
Kur më the: Sa të dua.
—————————————————-
DORA E NËNËS
Ç’është kjo dorë që më përkëdhel
Ç’është kjo simfoni
Që dhe natën gjumi i del
Dhe shpesh nuk mbyll ata sy!
Ç’farë është kjo hyneshë
Ç’është kjo magjistare
Që çdo herë për mua qesh
E nuk lodhet fare!
Çfarë është kjo sokolesh
Që mbi të asgjë nuk vë
Është më shumë se perendes
Në këtë botë më t’ëmblin zë!
Veç një emër ajo ka
Po më të bukurin emër
Emri i saj është Nënë
Që gjithëmonë e mbaj në zemër
Sa do që t’bëjë për nënën
Prapë është fare pakë
Për gjithë jetën borxh i kam!
Nënë qofsh jetë gjatë!
Kështjellë mbi themelet e lire
(Prekazit legjendar)
Ju zgjodhët pranverën,
më të bukurën stinë
e bashkë më lulet lulëzuat
zbukuruat malet fushat
mbi tokën gjakvaditur ju mbollët rilindjen,
lirinë çliruat Kosovën,
këputët zinxhirët e i shporët bishat!
Ju mbetet kështjellë mbi themele lirije
mbietet kala e ngritur përmes plumbash
jetën e dhatë siç dhe j’u kishte hije
Kosovën pagëzuat si fole pëllumbash!
Ju zgjodhët pranverën më të bukurën stinë
dhe unë vargjet për ju me aromë pranvere
mbi këto vargje le të ngrenë muzikantët melodinë
e ëmbël të ngjajë dhe e freskët si luleshqere!
Për të gjithë Ju që në pranverë rilindët
e që mes barotit e plumbave prekët pavdekësinë
për Ju që krenarë bëtë bijtë e bijat, motrat,
vllazën prindër për Ju heronjë që mbi të gjitha kishit lirinë
Për Ju jo kurrë vargu nuk ndërpritet
dhe kënga e zemrës kurrë nuk do pushoj
për Ju që historinë tonë na e ndritët çdo zemre shqiptare
JUVE do u këndoj…