Kadaj-Bujupi e AAK-së: Nëse nesër nuk kalon ligji për rimëkëmbje, qeveria duhet të bie

0

Ajo thotë se nëse nesër nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria Hoti duhet të bie.

“Duhet të përkushtohet që të bëjë shumicën në Kuvend. Duhet të jenë mbi 60 deputetë përndryshe Qeveria kishte ra, po të ishte e kundërta. Nëse nesër nuk kalon ligji mendoj që Qeveria duhet me ra ose le të angazhohen seriozisht që të ketë në sallë deputetët e mazhorancës dhe ta kalojë ligjin”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Kadaj-Bujupi thotë se vendit nuk i nevojitet një qeveri e cila bën dialog veç me Serbinë.

“S’na nevojitet një qeveri që është aty vetëm për dialog me Serbinë. Jemi në kohë të pandemisë dhe njerëzit kanë nevojë edhe për të tjera gjëra. Kemi rritje enorme të papunësisë, prandaj ky ligj nuk duhet të jetë deklarativ”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, për raportet e saj me partinë e Ramush Haradinajt, tha se po zhvillohen me hatërmbetje duke mos e ftuar në asnjë takim.

“Unë jam në AAK dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Por, siç e kam bërë publike s’jam ftuar prej ditës që s’e kam votuar Qeverinë Hoti. Unë i kam angazhimet e mia në Kuvend dhe me votuesit e mi. Në kryesi më është pamundësuar pjesëmarrja për shkak se nuk po ftohem. Mendoj që është e padrejtë dhe e paduhur në një kohë kur duhet që të gjithë t’i bashkojmë forcat sepse të gjitha qëndrimet e mia janë në linjë me subjektin. S’e di pse po ndodhë kjo hatërmbetje”, ka deklaruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *