Organizata gjithëshqiptare e fotografëve të natyrës së Egër në Prizren
Organizata gjithëshqiptare e fotografëve të natyrës së Egër (vvildlife Albanian Photographers VVAPH sot në sheshin e Lidhjes hapën ekspozitën fotografike me temë:Shpendët shtegtarë (migrues) në Ditën Ndërkombëtare kushtuar këtyre shpendëve. Me këtë rast drejtoresha e kulturës në Prizren Emilia Rexhepi tha sot po mbahet kjo ekspozitë e zogjve shtegtarë dhe unikat në vendbanimet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut Mal të Zi dhe në Shqipëri. Kjo është diçka inovative dhe ne si komunë urojmë institucionalisht që kjo ekspozitë të behet tradicionale dhe dua ta falënderojmë Sefer Susurin që është pjesë e këtij projekti. Kurse lidhur me këtë ditë foli edhe organizatori i kësaj ekspozite Sefer Susuri i cili tha se kjo ekspozite ka rëndësi të veçantë
Kurse për rolin dhe rëndësinë e kësaj dite folën edhe bashkëthemeluesit e shoqatës Granit Hyseni , Besnik Jakupi deh Arian Mavriqi,
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 9 -12 tetor (Dita Ndërkombëtare e Shpendëve Migrues).Orari i vizitave nga ora 10:00 deri në ora 16:30. Në datat 10, 11, dhe 12 tetor Ekspozita ju mirëpret në Qendrën Tregtare ‘’Abi Çarshia’’ në Prizren