E diela poetike me vargjet brilante të; Gëzim Ajgeraj
NEVERIA
Nganjëherë furtunë e brishtë na i bie mendimit
Krrokamë e zezë korbash shkarkon plot ligësi
Nga degët e pëlcitura shkarkon rrufeshëm intriga
I mjafton një korbi të krisur të ta dijë emrin
A krisma e tijë maje bjeshkëve të ia ndjellë smirën
I mjafton dosës së intrigës ta pjellë një ligësi
Nganjëherë pa pritë e pa kujtuar të harbon ligësia
Edhe mbi mëkatin e pafajsisë a butësis së shpirtit
Stigma të të bie atje mbi rrezet e çilërta të emrit qelibarë
Në këtë botë të krisur s’është për qudi e liga
As edhe intriga që quditërishtë pjell edhe dosa
Kategorizimit shoqërorë moti i janë përie klasat
Ehhhh, ç’më kujton kjo krrokamë korbash
Një thënje të pa shkruar në mos të dëgjuar
(Sa më lartë të ngjitesh, aq më shum tërbohen kundërshtarët)
Largë o Zot, nga tërbimi i njeriut
Ancona, 2020
ATA ERDHËN VONË SIVJET
Thinjat e vjeshtës një nga një po bien
Një nga një ia thanë dhe lamtumirën stinës
Pikon pema tullace te oborri
Verës kush s’ia pa fustanellën me lule
As pranverës që mbi tepihun e gjelbët na e solli Covidin
Mallkimi pandemik erdhi me portat e hekurta gardhiqeve
As zogjtë s’u kthyen strofullave të braktisura
Ylbere të ndaluara mbetën mallit
Strehët pikuan vetmisë lotin e pritjeve
Ata po kthehen të vonuar mbi tepihun e zbehtë të vjeshtës
Plot mall të lëvjerrë mbi qerpik
Dhe pritjen e ndyshkur pikëllimit tek porta e oborrit
Tetor, 2020
GURRA E FJALËS
Burimeve të muzës
Gurgullojnë vargjet e dritës
Ujëvarave të mendimit
Freskohen zanat e fjalës
Me petkun e bardhë
Të së nesërmes
Thellësisë së liqeneve të mendimit
Freskohen ëndrrat
E vizioni për të ardhmen
Merr shëlqimin e rrezeve
Që hapërojnë stinët
E bukura të jetës
Me jehonën e tingujve frymëzues
Mbushullojnë hapësirat e jetës
E mbushin me frymëzim atë
Që të mos e nxijë mendimi i ligë
Të lumtë ata që pinë ujin e fjalës
Nga këto gurra të mendimit Tek freskojnë këngët e jetës