VALA E TRETË: KRYEMINISTRI PARALAJMËRON SHTRËNGIMIN E MASAVE ANTI-COVID

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se “rreziku nga vala e tretë e virusit COVID-19 është shumë i madh”.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se është shumë i mundshëm “shtrëngimi i masave”, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve në rast se vendosen rregulla rigoroze kundër virusit COVID-19.

“Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera”, ka shkruar ndër tjerash Hoti.

Hot ka kërkuar nga inspektorati dhe institucionet tjera mbështetëse që të përgatisin planet për veprime konkrete që të zbatohen masat anti-COVID.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *