Lajçak sot në Prishtinë, takon kryeministrin Hoti
Për t’i pajtuar palët që të kthehen në tavolinë të bisedimeve, në Kosovë sot do të qëndrojë i dërguar i posaçëm i BE’së Miroslav Lajçak. Pas vizitës në Prishtinë, Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të vijë të martën në Prishtinë.
Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.
“Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti”, bënë të ditur nga Qeveria.