KFOR-i mban ushtrimin “Stuhia perëndimore” në Gjakovë

0

Sipas një komunikatë nga KFOR-i, ushtrimi, i quajtur “Stuhia perëndimore”, u organizua nga Komanda Rajonale Perëndimore e udhëhequr nga Italia dhe u zhvillua në fushën ajrore të Gjakovës. Ai përbëhej nga simulime reale të kontrollit të turmës dhe trazirave dhe evakuimi i personelit ushtarak të cilat u kryen nga ushtarë të Italisë, Polonisë, Hungarise, Austrisë, Moldavisë, Sllovenisë dhe Turqisë.

Njësitë nga komandat rajonale të KFOR-it, Batalioni i Rezervës Taktike dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe u përfshinë në trajnim, i cili përfshiu katër faza: mbikëqyrja ajrore, vendosja e kordoneve dhe pikave të vëzhgimit, futja e trupave të helikopterëve dhe evakuimi i personelit midis trazirave.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Michele Risi, vëzhgoi stërvitjen së bashku me përfaqësuesit e misionit evropian EULEX dhe Policinë e Kosovës, së bashku me kolonel Eric Rileyn dhe kolonel Gianluca Figusin, të cilët respektivisht udhëheqin komandat rajonale të KFOR-it në Lindje dhe Perëndim.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja është reagusi i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe po kryen rregullisht stërvitje me të gjitha njësitë e saj për të ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë, në mënyrë që të përmbushë misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *