KRASNIQI DEKOROHET NGA THAÇI ME MEDALJE

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” boksierin, Robin Haxhi Krasniqi, i cili që nga e shtuna mbanë titullin kampion i botës në versionin WBA/IBO, njofton Insajderi.

Krasniqi ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për mediat kosovare për të folur më shumë rreth meçit historik që ia dha titullin kampion bote.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10 në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend” deklaroi Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *