Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin mbyllin disa kafene në Prishtinë

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, kanë mbyllur disa kafene në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që sipas tij, shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti-pandemi.

Zemaj ka shtuar se respektimi i masave anti-COVID është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *