Eksperti i ekonomisë Mr.sc.Nexhit Shala kandidatë serioz për kryetar të komunës së Prizrenit
Edhe pse ende janë të largëta zgjedhjet lokale, sepse ato duhet të mbahen vitin që vije, megjithatë tashmë ‘’kuolarët’’ e Prizrenit kanë filluar bisedat e që për fat ose të keq ose të mirë këto biseda kuolaresh deri më tani kanë dalë shumë të sakta, Tashmë po këto kuolarë , /por jo çajtoreve/ po e lakojnë një emër të ri si kandidatë për të parin e komunës së Prizrenit e ai është eksperti I ekonomisë. Mr sc,Nexhit Shala, Phdc, Themelues dhe konsulenti përgjithshëm në KAF Group JSC. nga Hoqa e Qytetit, Prizren,e me vend pune në Prishtinë. Për të mësuar më shumë lidhur me këtë ne sot, e kemi kontaktuar z, Shala përmes telefonit , por ai as nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka kundërshtuar këtë informacion. Kjo gjë që le për të kuptuar se në këtë drejtim edhe mund të ketë ndonjë lëvizje, Ajo që është e saktë është fakti se z Shala është njëri nga ekspertët e dalluar të lëmisë së ekonomisë dhe vetë fakti se puna e përkushtimi I tij ka bërë që kompania e tij tashmë te jetë e respektuar dhe njëra nga kompanitë në të njohura në Kosovë. Nexhit, nuk pa pasur ndonjë karriere politike, deri më tani , por sa I përket karrierës profesionale ai tashmë ka një begraund shumë pozitiv dhe të njohur edhe përtej kufijve të Kosovës, Prandaj, edhe emri ti tij nëse bazohemi në këtë begraund profesional mund të jetë njëri prej sfiduesve më të afërt për të marrë timonin e kësaj komune. Subjektet politike si :PDK, LVV, LDK , AAK e të tjera brenda subjekteve të tyre politike tashmë i kanë në diskutim kandidatët e tyre për të qene kandidatë të partive për kryetar komune, Nisma Socialdemokrate siç e pohon vetë I pari I kësaj dege Zafir Berisha do të jete njëri nga ata që do ta sfidojë vetën në këtë garë për të qenë I pari I komunës, Mirëpo nëse asgjë nuk dihet deri në përfundim të zgjedhjeve se kush und të jete fituesi diçka është e ditur botërisht se të gjithë subjektet politike , bile pa dashur të keqkuptohemi edhe AKR-ka e Behxhet Pacollit si parim parësor e kanë pikërisht fitoren në këtë qytet. Sepse duhet botërisht se Prizreni është pika më kulminante e secilës parti ta këtë fitoren në Prizren. Jo për faktin se këtu është trashëgimia, por për faktin se këtu ka një Kosovë në miniaturë, para përveç subjekteve politike ka edhe larushinë e minoriteve dhe vetë emrin e një qyteti më demokratik që ka Kosova, këto primesa e bëjnë keq të nxehtë garën , në këtë qyteti,në fillim thamë së edhe pse janë larg, megjithatë zgjedhje lokale janë nën prag dhe kanë shumë afër,, gara veç mund të fillojë……../qendrapress.com/