Çaste me poeten :Fatime Kalimashi

0

DITË SHTATORI

Verë apo vjeshtë nuk e di

Atë ditë bënte dimër dhe acar

Bashkë me diellin binte shi

Ashtu e përvëluar shiun e kërkoja

Ta shtrëngoja fort e ta përqafoja

Por shiu më lagu më bëri për tokë

Pastaj munda shiun me dhimbje e lotë

Nga pikat e shiut sot po qëndis vargje

N’pentagram të vjetër ca nota të reja

Një këngë dashurie kënduar në heshtje

Poeteshat dashurojnë edhe në ditë vjeshte

Shiu për poeteshat është frymëzim për dashurinë

Ato dijnë të dashurojnë deri në çmendinë

E kështu mezi e prisja shtatorin me ardhë

Nga vapa e verës që kur mora plagë

Prapë një dhimbje tjetër më solli shtatori

Që kur ndjesinë time me vete e mori

Unë gjethe vjeshte e ngjitur në letër

Me nota të reja n’pentagram të vjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *