Me poeten : Lavdie Haxhiu
Nanës stoike që e përqafoj nga larg
Muza me merr e diku me ndale,
Ku të marr flatra e udhën t’vazhdoj,
N’folene e fëmijërisë të fle e zgjohem,
Mbylli sytë ta mbaj fytyrën para,
Ajo me rri si mbretëreshë,
E ftuar në gjirin e ngrohtë të saj,
Sa të marr veten e t’me jep krahë,
Prap udhëtimesh nuk ndaloj
Muze për mua, ditë e natë.
Ajo gjithnjë më ndjek pas,
Si një engjëll dërguar enkas,
Gjithnjë me ndoqi gjithkund me vrap, edhe
Kur unë ngjitur dritares, ende pa hapëruar,
Që ajo për t’arritur shkallëve lartë,
Sekondat u bën minuta të panumëruar,
Nuk me la poshtë me ra,
Më rrembeu n’krahnor të saj,
E lemeritur sa s’ka ma!
Ajo edhe sot shpirtin ma shëron,kur
Ulur bashkë përqafuar e lidhur duarsh,
Teksa pijmë kafene e preferuar,
Herë pas here biseduar e kujtuar,
Periudha kohësh jetuar,
Viteve shkuar përmalluar,
Copëza jete, përseritur pa përtuar,
Ah, zemra përhere me rrah shumë fort,
Për NANEN që çdo ditë frymon në mua!