Për të pestin vit radhazi organizohet orë e madhe letrare për ta përkujtuar Abdullah Thaçin poetin më të madh për fëmijë të Kosovës

0

Tani e pesë vite radhazi Shtëpia Botuese ‘’Fidani’ dhe  drejtori i saj Berat Batiu nuk  janë ndalur  për të  organizuar ne shenjë kujtimi për poetin më të madh të  poezisë për fëmijë Abdullah Thaçin. Edhe sonte  në  mjediset e  SHKA’’Agimi’’ me rregullat e  pandemisë  është mbajtur orë  letrare  në kujtim të poetit e  profesorit Abdullah Thaçi. Me këtë rast  poezitë e tyre i lexuan;Gëzim Ajgeraj mysafirë nderi i ardhur nga Zvicra,Ilam Berisha,Musa Bushrani,Arben Rashkaj,Tyrhan Kosova,Gazmend Beqaj, Qazim Thaçi, Mirvete Kabashi Lekaj , Vlora Rexhaj Morina  dhe  poeti Fetah Berisha. Kurse  me këtë rast pati edhe  këngë të bukura  shqiptare, kurse prof dr Besim Muhadri në shenjë respekti për poetin e madh familjes i dhuroi  një Libër të Gjeçovit. Berat Batiu edhe në këtë  tha se  ky është viti i pestë  që  po e  organizojë këtë  orë   në shenjë kujtimi  të mikut tonë të  paharruar shkrimtarin Abdullah Thaçi. Kurse i bri i poetit Arbeni,  me këtë rast  me fjalët më thella nga zemra  falënderoi Berat Batiun dhe  të  gjithë ata që  lexuan dhe  bëjnë kaq  shumë për  babin e  tij dhe  njeriun e madh të  letrave  shqipe./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *