HOTI VIZITË ZYRTARE NË MAQEDONINË E VERIUT
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit në shtetin fqinjë që nga koha kur u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Takimi në mes dy kryeministrave do të fillojë në ora 14:00, njofton Insajderi.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se do të nënshkruhet një Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes dy shteteve. “Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftim. /I