Çaste të së diles me :Albiona Hajdari
Disa ngarendin të harrojnë dashuritë
Disa ngarendin të harrojnë dashuritëe vjetra,
në zemra të reja plagët t’i shërojnë.
Disa tërhiqen dhe jetojnë me mallin e kujtimit,
në këngën e harrimit.
Disa ecin ngadalë për të zbuluar si
është një dashuri, me plot pikëpyetje e pasiguri.
Të tjerë shpejtojnë për të jetuar përditshmëri,
pa dashuruar thellësisht,
kuptimisht, një qenie tjetër.
Ca të tjerë rëndohen,
lëndohen dhe nuk thonë gjë
Të tjerë dashurojnë e frymojnë si një.
Or mik, në dashuri edhe këtë e mëson,
S’mund ta duash tjetrin, veten po se pranon!