Çaste të së dieles me:Irena Hoxha
SI RRËNJËT E PEMËS
Të gjithë jemi të ndryshëm
dyshim aspak nuk ka!
Ashtu si lindim natyrshëm
mes dhimbjeve të mëdha!
Mes dhimbjes dhe shpresës
të përqafuara tok!
Drejt rrugës së jetës
për të çarë vështirësitë, si rrënjët e pemës në tokë!