PRISHTINË: ME SHISHE TË BENZINIT I VË ZJARRIN NJË LOKALI DHE IKË

0

Një person ka hyrë në një lokal në Prishtinë, ka hedhur një shishe me benzinë dhe ka ikur në drejtim të pa njohur, njofton Insajderi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Xhelal Mitrovica, Prishtinë 24.10.2020 – 03:20.Raportohet se ka ndodhur një zjarr, ku një person i dyshuar (ende) i pa njohur ka hedhur një shishe me benzine në një lokal  dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *