Rrëfimi i 74 vjeçares që jeton e vetme në fshatin Drelaj të Pejës
Rrëfimi i 74 vjeçares që jeton e vetme në fshatin Drelaj të Pejës
Ajo çdo ditë zgjohet në ora 4:00 të mëngjesit. Puna e parë e saj është ndezja e zjarrit.
Prej 30 vitesh Rrushe Qorraj jeton vetëm në fshatin Drelaj të Rugovës.E moshuara asnjëherë nuk ka mundur të largohet nga ky vend. Në kasollen e saj prej druri 74 vjeçarja kalon katër stinët e vitit dhe aty e gjen qetësinë.“Unë zgjohem herët dhe ora 4 nuk më gjen fjetur. Përgatis ndonjë ushqim të mirë çfarë vet dëshiroj”, tregon e moshuara për RTV Dukagjinin.Përkundër viteve mbi supe, Rrushja asnjëherë nuk lodhet duke u kujdesur për 15 bagëti, përcjell Telegrafi.“Gjithë ditën nuk futem brenda. Merrem me punët e shtëpisë dhe pastrimin e ambientit”.Të kaluarën e kujton me shumë nostalgji. Thotë se kanë kaluar mirë me njëri-tjetrin edhe pse ishin shumë banorë.E moshuara thotë se pos ceremonive të gëzimit edhe ceremonitë e vdekjes nuk janë si më parë.Për fëmijët e saj që jetojnë në botën e jashtme ka dhënë një mesazh.
“Vdekja ka pasur një ceremoni të dinjitetshme. Tash më nuk ka. Djalit tim i kam thënë se unë po vdes por ju mos u mërzisni hiq. Mos më bëni as të shtata e as ceremoni tjera. As të pame e asgjë. Merri njerëzit dhe dërgoj në hotel e jepuni të hanë e të pinë. Si po veprojnë tash mos bëni. Shamijat e bardha janë dukur bukur. Tash [femrat] s’po merren vesh a janë gra a burra me ato flokë të lëshuara. Vijnë në dhoma dhe qeshin më zë. Ato nuk i kisha pranuar në shtëpi”, tregon më tej e moshuara. Sot në fshatin Drelaj jetojnë vetëm katër banorë