HARADINAJ: KEMI RAPORTE TË SHËNDOSHA ME TË GJITHA PARTITË – E VLERËSOJ KONTRIBUTIN E ALBIN KURTIT
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se partia e tij, ka raporte të mira dhe të shëndosha me të gjitha partitë, duke përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, tek sa po komentonte mundësitë e gjetjes së një bashkëpunimi për votimin e Ramush Haradinaj si president i Kosovës.
“Ne kemi raporte të shëndosha me të gjitha partitë dhe bashkëpunim – duke përfshirë edhe me shumë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha fillimisht Haradinaj ne Kanal10,
Ai, u pyet për raportet me Albin Kurtin, por ai tha se ai mund të jetë duke mbajtur inate nga rrëzimi i tij.
“Me Albinin ndoshta ai ka një grimë inati të vjetër, por unë e vlerësoj angazhimin dhe organizimin e Kurtit”, ka shtuar më tej Daut Haradinaj