ALBRIGHT KRITIKON QASJEN E TRUMP NDAJ KOSOVËS
Ish-sekretarja e shtetit amerikan në kohën e presidentit Bill Klinton, Madeleine Albright, ka kritikuar qasjen e presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump, ndaj Kosovës dhe Serbisë,
“Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATO-s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh. Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.”, tha fillimisht Albright në fjalimin hapës të një tryeze online ku po diskutohej për të ardhmen e Kosovës – tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel.
Ajo, ka thënë poashtu se demokracia në Kosovë, mbetet një test për amerikanët, të cilët i ka cilësuar miq të vërtetë të shqiptarëve.
“Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, përfundoi ajo./Insajderi.com.