Prof.Skënder Morina në Mynih të Gjermanisë ka një kërkesë nga kuvendarët e Prizrenit
Prof Skender Morina , tani me vendbanim në Gjermani ka një kërkesë për kuvendarët e Prizrenit që të bëhet një e mirë për të gjithë e ,mbi të gjithë e mirë për ata që bënë aq shumë për Kosovë pra për dëshmorët. Ai shkruan dhe kërkon nga kuvendarët e Prizrenit ‘’. Të bëhemi të gjithë bashkë për të kërkuar edhe një rrugë për biçikleta dhe këmbësor nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Landovicë deri në Prizren dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë secili qytetar i Prizrenit mundë të shkoj në këmbë apo me biçikletë deri tek varrezat e dëshmorëve për t’u bë nderim e në këtë mënyrë edhe mbrojmë ambientin nga ndotja edhe mbajmë vitalitetin e qytetarëve duke ecur në këmbë apo me biçikletë. Për këtë qëllim u kam shkruar edhe disa deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një ambasadori. Nëse bashkohemi të gjithë rreth kësaj iniciative atëherë mundë edhe të arrijmë qëllimin.’’ai përmes kësaj ftesë publike mendon se kuvendarët do ta bëjë realitet, sepse ata dëshmorët e meritojnë një obligim kaq të vogël nga ne thotë ai,
/qendrapress.com/