Elvis Muçaj nga Deçani ,dhe vajza e tij 6-muajshe kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Gjermani
I riu nga Deçani, Elvis Muçaj dhe vajza e tij 6-muajshe kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Gjermani,
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mbrëmë.
Ramosaj në shkrimin e tij në Facebook lidhur me këtë rast, tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, bashkëfshatarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj. /Insajderi.com