Buxheti i Komunës së Prizrenit,pas shumë diskutimeve me 26 për, votohet.

                          Mbledhjen e jashtëzakonshme të kuvendit me  pikën e buxhetit komunal  e ku ishte i pranishëm kryetari Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi dhe  29 kuvendarë  si dhe  të  gjithë drejtorët e  ekzekutivit. Lidhur me pikë e vetme  buxheti 2024./25 dhe 26, referoi  drejtori Sulltan Badallaj, duke  raportuar  edhe për ndihmën që  i ka ndihmuar edhe USAID-i pesë  lokacione të ndryshme. Pastaj  referoi  edhe për  mjete  buxhetore  dhe   planifikimet e këtyre mjeteve. Pas  këtij raporti  shefat e grupeve parlamentar  nisur me LVV ku Karanfil Haxhillari, foli  lidhur me  buxhetin duke   mos  u pajtuar  me  këtë  buxhet .Nga PDK-a  Adrit Krasniqi, ka theksuar se  ky është buxheti më i mirë  i deritashëm që nga paslufta, që  do të prek secilën familje dhe pastaj ka vazhduar. Haziz Hodaj nga LDK-ja, tha se  ne kemi qëndrimin  lidhur me  buxhetin.. Ky buxhet është  si buxhet  i emergjencave .derisa ne emër të  AAK-së  Agim Muçaj  i përkrahu edhe  kërkesat e  parafolëse. Shukri Quni në emër të  NISMA. Nga KDTP, Levent Bush, nga subjektet politike  boshnjake  nga zotrit; Sead Arifi dhe  Admir Halili, kurse Ertan Simitçi nga  Partia  turke, folën  lidhur me  buxhetin komunal.

Edhe  kuvendarët; Naxhije  Memaj, Qemajl Krasniqi,Pjetër Përgjokaj,Bujar Hasani,Bajram Kastrati,Petrit Hoxhaj,Ilir Gashi,Selman Selmanaj ,Islam Thaçi,Faruk Tahiri,Dafina Alishani e fundit i paraqiten kërkesat dhe pajtimet e mospajtimet lidhur me buxhetin.

Pas  të gjitha  diskutimeve  kryetari Totaj, falënderoi  të  gjithë  sugjerimet, por  besojë se  është një shpërndarje racionale  por ne kemi  buxhetin e ditur,.po ashtu edhe  varrezat e qytetit  dhe  pastaj edhe parkingun  nëntokësor do ta rregullojmë. Kurse  Lumbardhi mbrohet më ligj, kurse  parkun  biznesit  deri në fund të këtij viti do ta kemi të  gatshëm, tha kryetari Totaj.

Edhe kryesuesja u tha  se tash  të kalojmë  tek  votimi ku janë  32 anëtarë prezentë 26 ishin për dhe buxheti u votua.