Çaste poetike me poeten;-Ajete PAVATA

Përtej Shkëlqimit
—————————–
Kam mësuar me kohën
të mos i besoj çdo drite
që më del përpara.
Sepse jo çdo gjë që shkëlqen
është flori,
dhe jo çdo buzëqeshje
mbart sinqeritet.
Dikur i shihja gjërat
me sytë e besimit të pastër,
pa e ditur se jeta
di të vishet bukur edhe mbi të pavërtetën.
Por rrugëtimi më mësoi
të dalloj vlerën nga dukja,
thelbin nga fasada,
dhe njerëzit nga maskat që zgjedhin.
Sot, nuk mahnitem lehtë
nga ajo që bie në sy.
Unë kërkoj peshën e karakterit,
qetësinë e ndërgjegjes,
dhe të vërtetën
edhe kur ecën pa duartrokitje.
Sepse unë nuk e mas më jetën
me atë që verbëron syrin,
por me atë që i mbijeton kohës
dhe nuk turpërohet para ndërgjegjes
/QendraPress/