Çaste poetike me poeten :Anila Toto
Kam veshur
————————
lëvoren tënde
dhe eci
rrugës
e hutuar.
Jam pemë,
e nuk kam mendje.
Veç sytha
për të lëshuar.
& & &
Eja o shi
——————-
Eja o shi… Eja o shi…
E mbushmi sytë me botë malli
Të qaj e të derdh retë me stuhi
Derisa dielli nga shpirti të dalë.
E në një qiell të pastër krejt pa re
Të zgjohem nesër në mëngjes
Të besoj përsëri në atë zot e në fe
E paqtë të jetoj derisa të vdes.
Eja o shi e derdhu mbi flokë
Derdhu mbi ballë, buzë e gushë
Derdhu mbi trup më lag e më mposht
Derdhu mbi ndjenja edhe më mund…
Anila Toto