Çaste poetike me poeten ;- Arjola KONDAKÇIU

DERA e MUNDËSIVE
——————————–
Brrau! E hapa me forcën e dhimbjes atë derë,
që veç tingullin tim të koduar
njihte si çelës.
Shumë ish’ rënduar nga kapriçot e kohës,
dhe sfilitja ime me fatin
nëpër udhëkryqet e jetës.
Ishte vjetëruar nga mbyllja ajo derë,
por prapë mbeti një mundësi hapjeje
për të ardhmen…
/QendraPress/