Çaste poetike me poeten ;-Elida PRIFTI

NËNA E PAQES

———————

Në gjirin e dheut të lashtë,

Rrin nëna, burim i dritës;

Me duar mban agimin,

Dhe shuan terrin e mitës.

Në zemër i rreh stuhia,

Si det që s’njeh kufi;

Por buzët i bëhen lutje,

Për paqe mbi njerëzi.

Në sy i fle hëna e bardhë,

E varur mbi re të ftohtë;

Dhe loti i saj i heshtur,

Bëhet yll në errësirë botë.

Në hap i lind toka e butë,

Ku rritet shpresa e re;

Dhe bota e lodhur nga gjaku,

Në gjirin e saj gjen atdhe.

O nënë, ti je flakë e qetë,

Që digjesh pa u parë;

Je urë mes qiellit e dheut,

Dhe paqja që s’ka të ndarë

/QendraPress/