Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Trokitje zemre …
———————–
Kur ëndrrat më thyen si xhama pasqyre
Ti shfaqesh si era si shiu që bie
Një butësi si drita e hënës në muzg
Më mbështjell si rreze me puthje mbi buzë
Dhe sa herë copëtohem në ikjen ndër vite
Më bëhesh trokitje e zemrës në pritje
Më zgjon në shpirt sa e sa ëndrra fëmije
Më mbron në gjumë nga bishat dhe hijet
Dhe kur ec e ngrysur, e pakët e plakur
Një dritë ti ma ndez një zjarr të përflakur
Ku duart bashkuar mbajnë aq shumë shpresë
Ti erdhe si dritë, më ndriçon përjetë.
/QendraPress/