Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Të dua.
——————–
Të dua e dashur të dua,
se ka dhimbje dashuria,
atje detit pérmbi valë,
ti përkëdhelë ëndërrat e mia.
Kur të shoh në horizont,
dritë e diellit vezullon,
mos harro të vish tek unë,
se deti dallgët i qetëson .
Duam, duam se dashuria,
qiellit nisë dhe fluturon,
atje larg gjerë mbi yje,
malli dhimbjet mi shëron.
Veç më duaj dhe një herë.
plagët zemrës ti mjekoj,
dritë e hënës kur të bjerë,
me ty detit të notoj.
Eja puthëm, se vetmia,
gjoksin tim po ma shtrëngon,
kopshti mbushë me trandafila,
aromën tënde ma kujton.
Ah moj dritë që ti po shuhesh.
mos më lerë mu në trishtim,
mi njomë ti dhe njëherë buzët ,
të mbështjellë në gjoksin tim.
Porsi loti që kur tretet ,
pikë pikë ,përmbi rërë,
dallgë e detit do mbuloi,
dasgurinë një jetë të tërë.
/QendraPress/