Çaste poetike me poeten:-Blerta BASHA

Shpirtin e kam sa qielli.
———————————–
Shpirtin e kam sa qielli me yjet ndezur,
ku heshtja merr formë drite dhe flakë,
në rrënjët e tij kam gërshetuar paqen,
si lumë i qetë që s’ka kurrë mëkat.
Dashuria rrjedh si ujëvarë ylberësh,
që thyen errësirën në mijëra ngjyra,
qëndisur me fijet e arta të zemrës,
ku çdo plagë kthehet në dritë të vyera.
Shpirtin e kam sa globi që rrotullohet,
me stuhitë që përplasen e prapë shuhen,
në fletët e qiellit kam shkruar mirësinë,
që edhe plagët e botës të mos rrudhen.
Njerëzinë dua ta ngroh si rrezet e diellit,
kur zbret mbi tokë pa kërkuar asgjë,
e botën ta mbuloj me dritë të hënës,
që nata të mos jetë kurrë e vetme më.
Shpirtin e kam shtruar me petale trëndafili,
që digjen ngadalë në aromë dashurie,
sepse njeriu s’është veç frymë që kalon,
por univers që fshihet në heshtje hyjnore
/QendraPress/