Çaste poetike me poetin:-Lulzim HAJDARI

Mjerë ne kur tė vijmë!.
———————————
Çou, zgjohu, zgjohuni
O sot o kurrė më,
Ngrihuni nga dheu
Kemi nevoj për ju.
Se tradhëtuam idealin tuaj
Mundin tuaj,
Gjakun e derdhur ua kthyem në ujë
Shtizėn ua shkërmoçëm,
Flijimin ua trazuam
Gadishullin Ilirian që latë,
E kthyem nė lluc të ndotur
Ua coptuam, degët ia thyem,
E rrënjët ia shkulëm
Themelin ia dobësuam.
Çmenduria deri n’rrënim
E mjerë ne kur të vijmë,
Pėrballë jush, n’amshim!.
/QendraPress/