Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

ATY KU PUTHEN ËNGJËJT

—————————————

Teksa bota zgjohet e ndritshme,

plot ngjyra jete , ti je zgjimi më i bukur,

Ndonëse agimi lozonjar të puth para meje,

Dielli bën pakt të ngroh atë sy të palumtur.

Largësitë si vitet e vjetra, të largëta,

nuk kundrojnë mbi peshën e dashnisë,

lulet kanë çëlur këtij prilli aq të mangëta,

Mendimi fluturimthi të puth faqen e magjisë.

Ne jemi si dy rrahje në nji kraharor,

Jemi rilindje mes vdekjes e jetës po ashtu,

Dy botë në një shpirt aq heshtor,

Përqafohemi madje në emagjinatë,

Si dy të dehur ,të humbur rrugën se di se ku

Takohemi në një pikë ekuvalente mendimi.

Paralele me stimët pushtohemi diku,

Aty ku flejnë e puthen ëngjëjt.

/QendraPress/