Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

FJALA QË NUK VDES…

——————————

Shfletoj një faqe libri, jam unë,

Je dhe ti… në heshtjen që flet,

Jo si hije që humb në udhë,

Por si fjalë që dritën e gjejmë vetë.

Të mos endemi si çifuti në shkretëtirë,

Pa busull e pa një zë që na thërret,

Po të flasim me librin si me fëminë,

Që na mëson të jetojmë pa u tret.

Librat janë udhë ku gjen rrugën,

Jo faqe fletësh të bardha pa shpirt,

Aty është universi, galaktika e mendjes,

Një dritë që ndizet, një zjarr që s’ka të fik.

Në çdo faqe një botë që rilind,

Një ëndërr që merr frymë e gëlon,

Në Ditën Botërore të Librit kujtojmë:

se fjala e shkruar nuk vdes kurrë,

dhe pa librin, njeriu mbetet pa kohë e pa horizont.

/QendraPress/