Çaste poetike me poeten ;Bukurije Binjaku
GRATË FISNIKE!
——————————————–
Një grua zonjë, kur është zonjë
Karakter fisnik, në shpirt mirësi,
Buzëqeshje fal, por kurrë si lojë,
Në ballin e saj, lexon padjallëzi.
Ajo vë objektiva, për to veç lufton
Nuk lavdërohet, i pëlqen thjeshtë,
S’merret me fjalë, tjerët i ndihmon,
Jetën di jeton, kujtimet si vjeshtë.
Punën ka “shoqe,” për të bëhet copë
Me djersën e ballit, ndjehet krenare,
Jetës s’i trembet, si bletë punëtore,
Me Diellin në zemër, lë gjurmët e saj.
Keq atyre, s’mundet askush tu flasë
Shpirt i fuqishëm, tu përgjigjen dinë,
Janë kokëforta, sikur bota të pëlcasë,
Si ikonë Perëndie, ruajnë fisnikërinë.
Falin dashuri-mirësi, përherë pa kursim
Kur janë të drejta, kritikat dinë i pranojnë,
Nëse ua ke me hile, përballen pa hezitim,
Se o njeri! Pas shpine, kurrë s’përgojojnë.