Çaste poetike me poeten;- Donika Meta GJURA

Kosova në zi
————————-
Sa vështirë e kam të shkruaj,
e tronditur me lot në sy.
Këtë tragjedi t’gjithë po e vuajmë
Shqipëri, Kosovë e deri n’Kroaci..
U nisën nga kurbeti të lumtur të gëzuar,
pranë të dashurve pushimet t’i kalojnë.
Rrugës gjithë natën nga gëzimi kënduan
e nga mëngjesi të lodhur gjumi i kaploi..
Autobuzi i mallkuar nga rruga doli,
gjashtëdhjetë pasagjerët sikur n’ëndëra fluturuan.
Dhjetra kufoma të coptuar i nxorën
e dhjetra të tjerë në spital u shtruan.
Kjo ngjarje e rëndë tokën e tronditi,
kur lajmi i zi në media u përhap.
Janë motrat, vëllezërit tanë përtej kufirit
Jemi një komb, një flamur, e në deje kemi një gjak.
Do të lutemi për ata që janë të shtruar,
të dalin nga spitali shëndoshë e mirë.
Mjaft më nënat e motrat të përvëluar
me të qara, ulërima e veshur në zi.
/QendraPress/