Çaste poetike me poeten;- ;- Eva Esat KACANJA

Ku e kam vargun?
———————————
Jeta ime ngaterruar në të njejtat rruge,
poezia ime po klith brenda meje,
poezia ime po çirret brenda meje,
myshqe dhimbje dhe dashurie
mbulojnë muret e lageshta,
të Shpirtit tim.
Ku jam e ku shkoj,
ku humbem une diteve te mia,
diteve te mia
ku vargu dhemb,
ku metafora gjuan
e unë turbull në një mije hutime,
humbur në “Buken e Perditshme!”
Te pergjerohem, Zot, vargun tim
falma sot!
/QendraPress/