Çaste poetike me poeten;-Minivere Muja MAKA

Pasqyrë

———————

E vetmja dëshmitare

që kurrë nuk më pyete

për flokët e thinjura

e buzën çarë.

Rri varur në mur,

si një dritare

që sheh vetëm brenda

Çapitem drejt teje

me hapa të mbrëmjes,

natë të m’i kreh thinjat

me krehërin e viteve

e unë të pres

dikush të m’i thurrë gërshet

të kujtesës.

Në avullin e pasqyrës,

shkrova emrin e mungesës

e mëngjesi e fshiu

pa lënë gjurmë.

Ti, pasqyrë e viteve

kurrë s’më flet

për thinjat e pritjes

rri varur në mur,

por kohën pas më kthen…

/QendraPress/