Çaste poetike me poeten;-Gjelina Maçi KECI

Ai erdhi si dritë!
Ai erdhi plotë dritë i ëmbël si mjalta
Si mali me borë në prag ngarkuar;
Në sytë e tij m’u ringjallë baba
Kur buzëqeshi e më përqafi i përmalluar!
Nuk kam ardhë se duhet më tha serioz,
Por më merr malli edhe mua për ty,
Shpirtin s’mund ta lë dot etur
Ndaj gjithnjë do vij pa arsye për pjesët e tij.
Zemrën ma ngjyu në ngazëllim
Një cop diell të kuq më la në shpirt
Iku si orë mali plot nur e shkëlqim
Me jetën gjithë klas që i bënte dritë.
Sa herë malli shpirtin të ma çojë peshë
Një mesazh me vrap dhe do të vij tek ti,
Për ato kujtime që kurrë nuk flejnë
Dhe zëre se pimë kafe dhe u pamë me sy.
/QendraPress/