Çaste poetike me poetin;-Shefik ARIFI

NËSE TË MERR MALLI

———————————

Nëse ke boshllëk, o shok!

Për një mbrëmje si kjo jona

Eja mblidh yjet në shportë

Eja dhe në orë të vona.

Nëse të merr malli, mik!

Eja dhe për një cicërimë

Eja dhe iu lut një zogu

Zogu të nis simfoninë!

Nëse të merrr malli, mik!

Dhe nëse të mbahet fryma

Eja mbushe shpirtin plotë

Shpirtin plotë me blegërima.

Nëse të mungon, o mik!

Dhe një këngë që dot s’e gjen

Eja dhe merre me grushte

Sepse fshati s’ta kursen /QendraPress/