Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

KËNGA E KTHIMIT
Hapa një portë të rëndë
ku askund nuk dukej se të çonte.
Dhe nata brënda meje papritur
filloi nëpër deje të vërshonte.
Në tavan, heshtur flinte deti,
në ajër rastësisht notonin peshq.
Koha hante koka, hante veten
dhe bijtë e nëmur të hijes së vet.
Unë u gjenda, sakaq, larg vetes
as yll, as planet, as orbitë.
Ti u bëre epiqendra e syve
me të cilët kundroj largësitë.
U gjenda brenda një epoke,
njëkohësisht në dy kohë, në dy vende
pikërisht ku mungesa dhe prania
kishin përherë fytyren tënde….
********************
Diku,
——————
një i vdekur kthehet në frymë
dhe pyet:
Kush po më rivarros?
ata tokën,
ata mua
apo ata tokën dhe mua?
/QendraPress/