Çaste poetike me poeten;-Leonora SULAJ

VAJZA E VALËVE
————————–
Rastësisht të takova në një pasdite vonë,
si frymë e lehtë që zbret mbi lumenj e erë,
dy herë më doli fati në të njëjtën rrugë,
dhe zemra ime heshti, por të njohu
menjëherë aty ku je ti, e bukur si dritë mbi ujë.
Ti i bie flautit si vajza e valëve në det,
si një këngë që lind e shuhet qetë në breg,
notat e tua prekin ajrin si puhizë pa mbarim,
dhe çdo tingull bëhet mall, bëhet kujtim.
Në tavolinën e kafesë ku koha rri ngadalë,
me ty çdo çast bëhet i butë e fjalëmbël valë,
ngrohtësia jote më mbështjell si zjarri në dimër,
dhe shpirti gjen qetësi në buzëqeshjen tënde të dlirë.
Shoqëria jote ka dritën e mbrëmjeve të qeta,
si hëna që prek detin në netët e veta,
asgjë s’është e rëndë kur pranë teje qëndroj,
sepse në heshtjen tënde edhe veten e dëgjoj.
Ti je si vala që brigjeve vjen pa zhurmë,
por lë pas një mall që s’harrohet kurrë,
dhe ndoshta rastësi ishte fillimi ynë i parë,
por tani dukesh si një kujtim i
bukur i shkruar në yje e varg.
/QendraPress/