Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

DO VIJ NANË, DIL MA ÇEL DERËN!

—————————————————-

Do vij Nan dil ma çel derën,

Si shqiponja kam me ardhë,

Vij si bijë t’ulem në prehër,

Kam shum mall, e majra Nanë.

Si çdo herë do t’përqafoj

Lotin do e mbaj në sy ,

Për ty malli m’përvëloj

Të kam Nanë, e më ke Bijë.

Praj andej nga Laku i Erës,

Do vikas unë jam nga Vila,

Dil të gjej në shqemë të derës

Në gjithë botën ti je ma e mira,

Qohu nanloke se jam tuj ardhë,.

E di malli ty të ka mbyt,

Do të sjell një ushtri të madhe

Nëpër botë ti kam mbledh bijtë,.

Fërkoj sytë o Nanë e dashur,

Nuk është andërr por realitet,

Për ty veç na shtohet malli,

Ditë për ditë, e vjet për vjet .

S’ke nevoj për fjalë të mira,

S’ke nevoj për histori,

T’Gjithë e din se kush asht Vila,

Sot krenojmë të gjithë për ty .

Unë jam varg që nuk rri strukur,

Unë jam bijë që m’ke rrit vetë ,

Vargu im dhe kënga ime

Të qofshin falë, moj Vilë për jetë,

S’muj me gjet një plak mentar,

Se kan ikë i mori koha,

Por për ty Nanë jem krenarë,

Le ta mari vesh gjithë bota.

Do të vij se m’ka mar malli,

Kam ardh shpesh, jam mbush me lot,

Kështu ne na ka mësu ma i pari,

Për me dasht vendlindjen fort,

Ndaj ma bëj hallall moj Nanë ,

Sa her shkruaj, për ty lotoj,

Një premtim ty ta kam dhanë

Veç me këngë do t’zbukuroj!

Shkroi SULBIE .H. TOTA

/QendraPress/