Çaste poetike me poeten;-Drita RUBJEKA ZENELI

Lundërtar
( Qytetit tonë, Durrësit)
———————————–
Gjithmonë kështu më je dukur,
Lundërtar i ankoruar mijëvjeçarësh,
E vogël, tek shëtisnim kapur për dore,
Pyesja tim atë,
Ne jetojmë në anijen më të madhe?
Udhërrëfenjat e babait më mësuan shumë,
Qyteti ynë është lundërtar,
Në bashin e qytetit flenë fortesa të larta,
Drapërhënën spirancë qiellore të muzgjeve,
Dallgët në kalata i mbrojnë kalatë…
/QendraPress/