Çaste poetike me poetin;- Idriz Berisha-XHIXHI

TË SHTËPIA E VJETËR

E njoha ate dritare me perde të blertë
Shtëpinë në fundsokak
E në derë të drunjtë me ngjyrë qielli
Shkruante,,shtëpia në shitje’’
Shtëpi e arrnuar me njolla të bardha
Me vrima plumbash
Aty zogjt mblidhnin trohat e sofrës
Sorrat e zeza vareshin mbi degë
Jo thërmia buke po shpirti të vrarë
E njoha lisin që degët I ishin tharë
Të dritarja më perde të blertë
Dritë as jetë nuk kishte
Hije të rënda e të errëta kishte
Shikimin ndaloj të porta me dry
Me dry dhe kujtimet për fëmijëri.
Pjergulla e rrushit rënduar motesh
Si kalorës I plagosur betejash
Me e vjetër së të gjitha stinat bashkë
Dritare me perde të blertë
Zemrueshem lëshon zë!
/QendraPress/