Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Mos bëzaj
——————————
Kur hija merr trajtë
Lidh formën me pëmbajtjen
Diçka bëzan
Në buzët e mia tuat
Pikë-pikë i njomë dhe loti
Tek hapet dera
Për ty për mua
Të përjetësojë një kujtim
Që je ti
Që jam unë
Dhe hijet tona
Njësuar
Po hija edhe ikën
Edhe pret
Edhe
Fjalën që ti e do
Si mua
Si unë ty
Mos bëzaj
Tash s’ke frikë më
As nga plasja e britmës
Jo
Asgjë s’e tremb derën
Nga dalin e hyjnë hijet tona
Nota të dehura gjumi
Duke kërkuar së fundi
Të vërtetën tonë
MarKeL De
/QendraPress/