Çaste poetike me poeten; Mira Zaho MËHILLI
Nuk ndalet
————————–
Agut të mëngjesit,
dielli dritën shkrep,
qetë e shtruar koha
në rrjedhën e vet.
Ecën, shëtit, rend,
nxiton zë fluturon,
çapitur rrokullimash,
rrëmbyeshëm turfullon.
Vizitor i përkohshëm
ekzistencës s’ndalet,
fortesash përplaset
rrëzohet, rënkon, qahet.
Mbi rërën e lagur,
gjurmë krijon e fshin,
tretet lot’ i dhimbjes,
gëzimit malet ofshëtijnë.
Ecën, ndryshimin prek
përjetësinë beson,
diku një pragu çlodhet,
sërish zë vrapon.
Shkallë ngjit e zbret,
lartësinë synon,
zhgënjimit humbet
e koha, në rrjedhën
e vet përsëri vazhdon…
Mira Zaho Mëhilli
/www.QendraPress.com/