Çaste poetike me poeten;-Pranvera QERIMI
Thumbim i zemrës
——————————
Armiku
Kush? Pervecse ai ma dogji
shpresën e krejt çka me mbeti
mua ishte me djeg veten
Mjerimi, vuajtja, ankthi, dëshpërimi
me ec ne trupin tim si bubrreca,
te renditur nga komandanti i tyre vuajtja.
Eh…,unë e shkreta me pak force qe kisha
Lëshoja dufin e frymëmarrjes dhe
i largoja keto nga vallja
Por kjo nuk ndodhi per shume gjate
Kur me erdhi lajmi qe nuk dëshiroja
me marre asnjëherë, me vrau shpresën
si me tyt, e krejt cka me mbeti mua
me vepru ishte premtimin qe ia
kisha dhenë vetes
Ehh…
U ngrita ne këmbe me realizua ate
qe ne koke gjithmonë e kam mendu,
qe ne orët e mëngjesit dëshirova
me u largu nga kjo jete, qe e
kuptova qe s’eshte per mu
Dogja veten, se ma dogjen shpirtin
Frymova per femijet,
po femijet m’i moren.
Eh Kush?!
Armiku qe s’u pendu
Po ngriti kokën dhe u krenua
Po akoma ngrit kokën
Ky armik i vjeter
Qe s’punon me tru e as me leter
Me ngjason me shqiponjën grabitqare
E pangopur
E pa shpirt fare.
/www.qendrapress.com/