Çaste poetike me poeten: Rajmonda Shyta KOLVANI

Dallgët.

———————————-

Vrapojnë dallgët, drejt bregut nxituar,

Shamataxhiet,ç’po gërmohen tërbuar,

E shtyjnë njëra tjetrën, grindur, inatosur,

Shtyhen, shtypen, prapë ngrihen marrosur,

Ca , ikin dëbuar, përulur, kapitur ,palosur.

Vjen xhindosur,një mendjeprishur e trerë,

Shkumëzon ,zbardhon, me zhurmë e potere.

E ca, mbi shoqe ngrihen, kapardisen,

Me tërsëllëm bregut si kodoshe argalisen,

Krekosur,kryelarta, sikur lavdi kërkojnë,

Po prapë në breg përplasen,aty mbarojnë.

Një reze djelli vjollcë çan retë, buzëqesh,

Dhe qielli petkun grijë, dalë- ngadalë ç’vesh,

Dallgët platiten, mërmërisin, belbëzojnë,

Qeshen dhe shtruar, dret bregut vallëzojnë.

( ca njërës me dallgët, sikur më ngjasojnë)