Çaste poetike me poeten;- Sabiha Ahmetgjekaj SHALA

Thuaje fjalën
————————
Thuaj agut se jam zgjuar,
thuaj vjeshtës se tund era,
thuaj dimrit se kam të ftohtë,
thuaj pranverës se ndjej beharin,
thuaj verës se kam vapë,
thuaj vetvetes se kam durim,
thuaje fjalën që mban në zemër,
atë që heshtja ta ka mbuluar,
si yll i fshehur pas reve të natës,
thuaj hënës se do t’ia puth sytë,
dhe do të fle në nurin e faqes sate!
Thuaje… mos i druaj stuhisë,
ajo veç frikën ta nxjerr para,
hedhur hapat si perla të bardha,
nëpër labirint deri në skaj,
bëhu lule që mbin në gurë,
zgjidh kurorën e lësho zë,
për ta çliruar çdo damar,
deri në asht do të ndiejmë bekim,
nga shpirti i bardhë do të bredh jashtë,
kurrë tatëpjetën s’e vë në dyshim,
edhe pse nganjëherë ndjej zhgënjim,
s’është errësirë e as hije,
sytë e magjepsur shohin larg,
si çdo gjëje që i dal përpara,
është aureola që ndrit nga e mbara.
/QendraPress/