Çaste poetike me poeten;-Shkurte BERISHA

KUR RRUGËT TË MBYLLEN

———————————

Sikur çdo rrugë të duket e zënë,

Sytë të mbushen plot me lot,

Nuk shikon më as dritë e as hënë,

Çdo gjë që bën të duket kot.

E ndien veten si në ngrirje,

Nën një qiell që rri i zi,

Pa asnjë zë, pa një thirrje,

Humbur në të thjeshtën vetmi.

Koha rëndon si gur mbi shpatulla,

Hapat të dhembin në shtegtim,

Fjalët e botës duken t’paktëta,

Për të të sjellë një ngushëllim.

Megjithatë, një zjarr i fshehur

Në shpirtin tënd ende jeton,

Këtë mërzitje për ta shembur,

Dhe një forcë të re ty të zgjon.

/QendraPress/